Ballina Aktualitet VMRO – DPMNE do të publikojë dëshmi për pasurimin e Artan Grubit...

VMRO – DPMNE do të publikojë dëshmi për pasurimin e Artan Grubit në kurriz të shtetit

VMRO - DPMNE, foto: Vanço Xhambaski

Artan Grubi është kryeministër në hije, i cili e mban Kovaçevski në zinxhir të shkurtë dhe është pasuruar në kurriz të institucioneve me të cilat drejton ai apo bashkëpartiak të tij të ngushtë, deklaroi sot deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov. Ai paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me me Grubin, Lefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.

“Më 16.09.2021, nga ana e Ermir Imamit nga Dibra, i punësuar në ETC Travel në pronësi të Veton Grubit, vëllai i Artan Grubit, është themeluar kompania për kalibrimin e pistolëve për mbushjen e derivateve në pompat e benzinës “Metrolab”, “Metrolab”, për kohë të shkurtër, më 02.02.2022, merr akreditim për kryerjen e inspektimit të matësve për derivate të lëngshme dhe gaz të lëngshëm të naftës – kalibrim të pompave, akreditimin e jep Byroja e Metrologjisë, ku drejtor është Merita Mustafai, kuadër i BDI-së. Vendimi për vlerën dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për shërbimet që i kryen Byroja e Metrologjisë, ka ndryshuar dy herë në dy vitet e fundit edhe atë, herën e parë pak para se të hapet kompania “Metrolab” nga i punësuari te Grubi, të cilin e ka nënshkruan personalisht Artan Grubi dhe herën e dytë para një viti, e nënshkruar nga Fatmir Bytyqi. Pronari i “Metrolab”, i punësuar te vëllai i Grubit, edhe pse pronar i kompanisë për kalibrim, mbetet i punësuar në sportel te Grubi, një vit pas themelimit të kompanisë, ndërsa largohet nga e njëjta disa javë para ndryshimit të vendimit për vlerën dhe mënyrën e pagesës për kompensim për shërbimet që i kryen byrojan për metrologji dhe personi i autorizuar”, theksoi Lefkov.

Ai theksoi se, VMRO – DPMNE do t’i pres përgjigjet e këtyre pyetjeve, por ajo nuk do të ndikojë ndaj zbardhjen së dëshmive të tjera për Grubin , të cilat do të publikohen këto ditë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews