Ballina Lajme Nuk u lejua t’i shkonte në varrim, Hashim Thaçi i dërgon kurorën...

Nuk u lejua t’i shkonte në varrim, Hashim Thaçi i dërgon kurorën me lule të atit: Babë në spital të thashë lamtumirë! Nga Haga të them, mirupafshim në Parajsë!

Ditën e sotme, në orën 15:00, në fshatin Brojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë më 16 mars, në moshën 87-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq, politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Hashim Thaçi nuk u lejua nga Specialja që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ai ndodhet në paraburgim në Hagë që në vitin 2020.

Megjithatë, Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule të atit me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Video bonus

Thaçi ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare.