Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani.
Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e të ndjerës i dha lamtumirën vajzës së saj me këto fjalë:
“BESË – arteria e zemrës sime!
U mundova që në këtë botë të jesh diell që shëndrit gjithmonë, me rreze që depërtojnë larg… por Allahu i deshi më shumë cilësitë e tua të pastra, shembull për të gjithë ata që të njohën dhe të mori nga kjo botë mizore.
BESË – evlad, shpërtheve një vullkan të pashuar përjetë në zemrën e mamit, që kishte për ty një dashuri e sevda ndryshe nga gjithçka tjetër në këtë botë!
Lus Allahun e Madhërishëm të të bëjë lule në kopsht prej Xhennetit Firdeus dhe të na bashkojë atje ku nuk ka ndarje më.
Përjetë me lot në zemër!”

Edhe motra, Qëndresa Hasani ka publikuar një postim prekës:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi
Besa motra ime,gjysma e shpirtit tim, bekimi më i madh i jetës sime…
U largove duke marrë me vete dritën e syve të mi dhe ngrohtësinë e zemrës sime.
Plaga që le pas nuk shërohet kurrë, por lutjet e mia do të të ndjekin deri në Xhenet.
Deri në ditën që Zoti të më kthejë sërish në përqafimin tënd,
Do të dua deri në frymën time te fundit do të qaj për mungesën tënde dhe do të përmend në çdo lutje.
Andrra dhe Rrezi, hijet e tua të shtrenjta, janë forca ime për të ecur përpara.
Do t’i rris me dashurinë që ti ua dhe, duke ua kujtuar gjithmonë nënën e tyre të mrekullueshme.
Allahu të mëshiroftë dhe të vendosë në vendin më të bukur të Xhenetit Firdeus,
aty ku zemrat tona do të gjejnë paqen e përjetshme, dhe ku do të jemi bashkë përgjithmonë
Varrimi do të bëhet në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, me aksham.















