Ballina Kronika Vrasje në Hajvali të Prishtinës, Xhemajl Nuhiu i merr jetën 41-vjeçarit Muhamet...

Vrasje në Hajvali të Prishtinës, Xhemajl Nuhiu i merr jetën 41-vjeçarit Muhamet Matoshi

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

E dhimbshme: Ky është Muhamet Matoshi që u vra sonte në Hajvali të Prishtinës

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.

Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që dyshohet për vrasjen e 41-vjeçarit Muhamet Matoshit, sonte në Hajvali të Prishtinës, është Xhemajl Nuhiu.

Tetova News në YouTube:

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Minatori, ku viktima u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas burimeve, hetimet janë ende në zhvillim dhe Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për arrestimin e të dyshuarit.

Motivi i vrasjes deri më tani mbetet i paqartë.