Ballina Kronika U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë,...

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas një operacioni të koordinuar me partnerë ndërkombëtarë, autoritetet shqiptare kanë arritur të kthejnë në vend Eva Dumanin që prej vitesh ndodhej në një kamp në Siri.

Në një mision të mëparshëm riatdhesimi kishte refuzuar të largohej, ndërkohë që në atë kohë ishte rikthyer në Shqipëri vëllai i saj.

Burime bëjnë të ditur se në këtë proces janë përfshirë Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave kundër terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia me linjën Pegasus.