Ballina Kronika Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një...

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Sipas informacioneve, ai është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç. Viktima është gjetur pa shenja jete në dritaren e banesës në lagjen ‘8 shkurti’ në Fier, nga fqinji i pronarit të objektit.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person rreth moshës 40 vjeç, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje.

Sipas familjarëve të pronarit të banesës trekatëshe ku ndodhi ngjarja, ky i fundit ndodhet prej rreth një muaji në Greqi pranë familjes së tij.

Vëllai i pronarit bën me dije se ngjarja është zbuluar nga një fqinj që kujdeset për banesën, i cili ka konstatuar trupin e pajetë të të personit të mbetur në dritaren e shtëpisë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Sipas dëshmive paraprake, dyshohet se i riu ka tentuar të hyjë në banesë duke thyer një xham, por ka mbetur i bllokuar në dritare, çka dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

“Vëllai im ka rreth një muaj që është larguar në Greqi për festat e Pashkës. Fqinji që kujdeset për shtëpinë e ka gjetur personin në dritare dhe ka njoftuar policinë,” u shpreh familjari i pronarit të banesës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.