Ballina Aktualitet “Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani i lirisë vazhdon...

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimin e javës së fundit, duke u ndalur te protestat dhe situatat e zjarrit.

Në Tiranën si “Berisha e tij për mediat”, duke theksuar se protestat janë në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit kundër korrupsionit dhe qeverisë së Edi Ramës.

Berisha kritikoi qeverinë edhe për menaxhimin e gjendjes së zjarreve, duke deklaruar se dhjetëra vatra kanë kërcënuar dhe jetën e tyre të banuar.

Sali Berisha: ishte një javë tejet e nxehtë, e dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama dhe krimeve të tij kriminale. Java ishte një javë e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të pafund, të cilat kërcënuan në një, por në disa zona të banuara nga banesa dhe jeta e të gjithëve. Përballë këtë zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumbar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e ushtarëve heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerëve janë përballur me guximin e tyre në katër anëtarë të vendit. Asnjë qindarkë shtesë gjer sot nuk kanë marrë, fotografitë e Edi Ramës. Pamjet e ushqimit të tire janë mjerim. Është një injorim, një mosmirënjohje e thellë, e turpshme për sakrificën dhe djersën që derdhin, rrezikun me të cilin përballen këta burra, por edhe.

Ndërkohë, protesta rinore qytetare, uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur. Ka dështuar me turp e gjithë përpjekja e Edi Ramës për të përçarë, të gjithë formatin që të gjithë për të luftuar, miklim, etj., ndaj tyre. Ajo protestë është sot e Shqipërisë në Evropë dhe në botë. Pavarësisht nga indiferenca kriminale qeveria që dhe Edi Rama dëshmojnë ndaj saj. Pavarësisht nga metodat e terrorizmit politik dhe psikologjik që ka ndaj protestuesve, asgjë nuk do të ndalojë uraganin e lirisë pa triumfuar. Vjeshta është vjeshta e shqiptarëve, është vjeshta e lirisë, është vjeshta në atë që marrin në dorë fatin e tyre./vizionplus.tv