Ballina Aktualitet Udhëtimi i Ramës drejt Vjenës/ Gazeta austriake: Vizita e kryeministrit shqiptar, një...

Udhëtimi i Ramës drejt Vjenës/ Gazeta austriake: Vizita e kryeministrit shqiptar, një pushim nga protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sipas gazetës austriake, kjo vizitë shihet si një “pushim i mirëpritur” për Ramën nga revolta popullore që prej muajsh ka përfshirë vendin, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas 13 vitesh në pushtet.

TIRANË-  E përditshmja e njohur austriake, Kurier, i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri dhe udhëtimit të kreut të ekzekutivit shqiptar në Vjenë. Sipas gazetës austriake, kjo vizitë shihet si një “pushim i mirëpritur” për Ramën nga revolta popullore që prej muajsh ka përfshirë vendin, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas 13 vitesh në pushtet.

Më tej, gazeta Kurier vë në pah rolin e rëndësishëm të Austrisë në ekonominë shqiptare, duke përmendur kompani të njohura. Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve tregtare, Austria mbetet një nga mbrojtëset më të zëshme të integrimit të Shqipërisë në BE, ku Tirana synon anëtarësimin brenda vitit 2030.

Sidoqoftë, gazeta vë në dukje kontrastin e fortë mes pritjes zyrtare në Vjenë dhe situatës kritike në rrugët e Shqipërisë, ku revolta e nisur nga mbrojtja e mjedisit u kthye në një lëvizje mbarëpopullore kundër regjimit.

Pjesë nga artikulli i Kurier:

Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur – Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë.

Ndërsa Edi Rama do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker (ÖVP), protestuesit në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që qeveris prej 13 vitesh. Të ashtuquajturat ‘Protestat Flamingo’, të cilat fillimisht ishin kundër një projekti të planifikuar turistik luksoz, në të cilin thuhet se është i përfshirë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë shumimi për flamingot, janë shndërruar në një zjarr masiv kundër qeverisë – fjalë për fjalë./Dosja.al