Ballina Aktualitet Zaev: Për katër muaj rresht kërkova takim me Makronin, nuk pata sukses

Zaev: Për katër muaj rresht kërkova takim me Makronin, nuk pata sukses

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryeministri Zoran Zaev sot mes tjerash informoi se ai kishte kërkuar një takim me presidentin Francez Emmanuel Macron, por që tentimet kishin përfunduar pa sukses .

“Kam kërkuar takim me presidentin francez Emanuel Makron dhe përmes ambasadorit francez në vendin tonë, Kristian Timonie, për katër muaj – por nuk kishte sukses. Gjithmonë dëshiroj të takohem me presidentin e Francës, një vend i madh, mbi gjitha një mik i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut. Besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi për të biseduar “, shtoi Zaev.

https://youtu.be/TldW4sNhHDI