Ballina Aktualitet Thaçi: S’ka vend për filma, as për shaka, RMV duhet të kalojë...

Thaçi: S’ka vend për filma, as për shaka, RMV duhet të kalojë në hapin tjetër (VIDEO)

“S’ka vend për filma, as për shaka”, prandaj Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në hapin tjetër, që personat që kanë simptome të mos paraqiten në telefona, por të njëjtit të hospitalizohen, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Kisha apeluar te të gjithë epidemiologët dhe institucionet, ngaqë shtetet përreth nesh ka disa ditë që e kanë ndryshuar qasjen për të gjithë njerëzit që kanë ankesa, simptome që kanë të bëjnë me Kovid-19 dhe prandaj Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në hapin tjetër, dhe jo më nëpërmjet telefonit t’u thuhet personave të qëndrojnë në shtëpi, por të njëjtit të hospitalizohen”, tha Thaçi.

Ai ka apeluar edhe të qytetarët, që të mos e humbin durimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse siç tha, pas “çdo vijë që e kalojnë, na presin plumba”.

“Arma kryesore që ne ta luftojmë virusin korona është distancimi fizik. I kisha lut të gjithë njerëzit të kenë durim, t’i respektojnë masat që ne ta luftojmë këtë betejë. Jam shumë i brengosur, që nga masat që po ashpërsohen këto ditë, mund të sjellë deri te shkelja e këtyre masave”, tha Thaçi.

Thaçi përsëriti qëndrimin, se të kishte vendosur ai, masat do të ishin në fuqi 24 orë.

https://youtu.be/xq6CHRVFodo

@tn.lajmelokale
@tetovanews