Ballina Aktualitet Kultura Publikohen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, këtu mund t’i dëgjoni të...

Publikohen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, këtu mund t’i dëgjoni të gjitha (VIDEO)

Të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në RTSH mund t’i dëgjoni tashmë në Youtube në kanalin zyrtar të RTSH-së.

Janë 26 këngë pjesëmarrëse, lista e të cilave është publikuar disa javë më parë. Lajmin e ka dhënë vetë RTSh-në rrjetet sociale, ku shkruhej:

“Tashmë produksionet muzikore të Festivalit të 59-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mund t’i dëgjoni në kanalin tonë në YouTube.”

Ndjekësit e Festivalit kanë mundësi të familjarizohen me këngët derisa të mbërrijnë në tre netët e mëdha të dhjetorit.

Këto këngë do të publikohen në variante promocionale edhe në rrjetet sociale të RTSH-së.

Festivali i RTSH-së do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor në varësi të motit dhe pandemisë, pasi do të mbahet në ambient të hapur.

Prezantuesit e festivalit të RTSH-së këtë vit do të jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.

Të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në RTSH:

Inis Neziri – Pendesë

Era Rusi – Zjarri im

Franc Koruni – E morën botën

Rosela Gjylbegu – Vashëzo

Gjergj Kaçinari – Më jep jetë

Sardi Strugaj – Ka me t’ba me kajt

Manjola Nallbani – Ora e jetës

Kastro Zizo – Vallja e jetës

Stefan Marena – Meteor

Fatos Shabani – Ty

Florent Abrashi – Vajzë

Kamela Islamaj – Kujtimet s’kanë formë

Viktor Tahiraj – Nënë

Anxhela Peristeri – Karma

Mirud – Nëse vdes

Wendi Mancaku – Vesi i shpirti tim

Erik Lloshi – Jo

Klint Çollaku – Do t’ia dal

Gigliola Haveriku – E lirë

Devis Xherahu – Peng

Festina Mejzini – Kush je ti dashuri

Enxhi Nasufi – Njësoj

Evi Reçi – Tjerr

Xhesika Polo – Më mbron

@tn.lajmelokale
@tetovanews