Ballina Teknologji WhatsApp prezanton risinë, ja opsioni për mesazhet që fshihen vetë

WhatsApp prezanton risinë, ja opsioni për mesazhet që fshihen vetë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga muaji i ardhshëm, mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një “chat” të caktuar.

Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook tha se kjo e re për aplikacionin vjen për ta bërë bashkëbisedimin “më privat”.

Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”.

Kompania konfirmoi se e reja mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë “admin”-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.

“Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”, tha një zëdhënës i Whatsapp.