Ballina Aktualitet Tre persona “kapen me presh në dorë” në Zhelinë, afër pikës së...

Tre persona “kapen me presh në dorë” në Zhelinë, afër pikës së pagesës rrugore në autostradën Tetovë-Shkup

Mbrëmë rreth orës 19:30, në autostradën Tetovë-Shkup, afër stacionit të pagesave rrugore Zhelinë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë vënë pas hekurave personat me inicialet B.S. (31), A.Sh. (32) I.H. (31), të tre nga Gradeci i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në makinën e tipit “Mercedes” me targa të huaja, e drejtuar nga B.S., është gjetur k o k a i n ë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Të tre personat janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të vijojnë parashtresat adekuate./TN

@tn.lajmelokale
@tetovanews