Ballina Kronika I arrestojnë për vjedhje, por nuk i dënojnë dot/ Policia italiane sërish...

I arrestojnë për vjedhje, por nuk i dënojnë dot/ Policia italiane sërish në këmbë për vëllezërit shqiptarë

“Nëse i shihni, telefononi 112”. Ky është apeli i Komandës së Karabinierëve të Udines në Itali, të cilët dyshojnë te shqiptarët Edmond dhe Eduard Trushi, 38 vjeç, për vjedhjet e ndodhura muajt e fundit me teknikën “vrima në kornizë”.

Sipas mediave italiane, binjakët me origjinë shqiptare, janë specialistë autentikë: hapin një vrimë në objekt, më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe hyjnë fshehurazi në shtëpi për të vjedhur dhe grabitur.

Me këtë sistem ata kanë bërë qindra vjedhje vitet e fundit në Italinë e Veriut. Pasi janë dënuar dhe shpallur të pafajshëm disa herë, duke bërë lëmsh gjykatat italiane për shkak të ADN-së së njëjtë, policia e Udines lëshon apelin për qytetarët që të njoftojnë nëse i shikon, pasi dyshohet se ata i janë rikthyer “zakonit” të tyre të vjetër.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/s7dmi7qyRpc

Pothuajse identikë

Problemi është se të dy janë praktikisht identikë (të njëjtën prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë të atribuohej në mënyrë specifike vjedhja vetëm me analizën e ADN-së, pasi gjurmët e tyre të mbetura në vendin e krimit dhanë rezultate të pasigurta.

Megjithatë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Islandës, i cili konfirmon një analizë të mëparshme të vitit 2008, edhe binjakët identikë homozigotë, kanë disa dallime gjenetike.

Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit të Islandës i publikuar në vitin 2021 në “Nature Genetics”, sipas të cilit roli i faktorëve gjenetikë në dallimet midis binjakëve identikë është nënvlerësuar.

Dënimet

Falë edhe ngjashmërisë së ADN-së së tyre, ata ishin shpallur të pafajshëm tre herë, ishin “zhdukur” për një kohë të gjatë dhe menjëherë u quajtën “Binjakët Lupen” (një nofkë për një “hajdut zotëri”, emër i një personazhi i marrë edhe nga një film francez, i krijuar nga Maurice Leblanc në 1905, por ndryshe nga dy shqiptarët që nuk hezituan kurrë të reagonin me dhunë kur u kapën herën e parë).

Pavarësisht nga teknikat më të sakta, analizat e gjurmëve të gishtërinjve të tyre, edhe pse binjakë homozigotë, mbeten të ndryshme.

Video bonus:

Por lëvizjet e tyre të gjurmuara nga celularët dhe printimet, bënë të mundur ndalimin e tyre dhe dënimin në vitin 2020 nga Gjykata e Mantovës me 2 vjet dhe dy muaj burg.

Më parë, ata kishin marrë dy dënime të tjera në Pordenone: i pari me 6 vjet e 10 muaj dhe i dyti në Apel me 5 vjet e 5 muaj. Po ashtu, Edmond dhe Eduart Trushi, kishin marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia.

Hetimet

Por tashmë duket se janë rikthyer dhe kanë aktivizuar bashkëpunimin kriminal në fushën e vjedhjeve të shtëpive. Hetuesit po i kërkojnë si “autorë të dyshuar” të disa vjedhjeve të reja në veri të Italisë.

Komandanti i njësisë hetimore të Komandës së Karabinierëve të Udines, konfirmoi për gazetën “Corriere della Sera” raporte të ndryshme kundër tyre dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews