Ballina Kronika Nxehen gjakrat në klubin e natës, tre të plagosur, njëri në gjendje...

Nxehen gjakrat në klubin e natës, tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë! Konflikti nisi për një…karrige! (VIDEO+FOTO)

Përleshje me armë në një lokal nate në Shişli të Stambollit: 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Tre persona u plagosën gjatë një mosmarrëveshjeje në një lokal nate në Shişli të Stambollit. Ato momente janë regjistruar sekondë pas sekonde nga klientët me celularët e tyre.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një lokal nate në lagjen Şişli Esentepe.

Sipas informacioneve të marra, mes dy palëve që kishin ardhur në lokalin e natës për t’u argëtuar ka pasur një mosmarrëveshje. Me nxehjen e gjakrave, palët nxorrën armët dhe qëlluan kundër njëri-tjetrit.

Ndërkohë që nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 3 persona, klientët kanë përjetuar frikë të madhe. Këto momente janë kapur me celular.

Tetova News në YouTube:

Në pamjet shihet se klientët janë fshehur poshtë tavolinave për shkak të rrëmujës. Më pas të plagosurit nxirren nga lokali i natës, transmeton tetova.com sipas medieve turke.