Ballina Kronika VIDEO/Shkuan për të „bërë bajram“ dhe u bënë për spital! Sherr masiv...

VIDEO/Shkuan për të „bërë bajram“ dhe u bënë për spital! Sherr masiv për Bajramin e Madh!Të përfshirë 50 persona, 10 të plagosur! U zunë me gurë e shkopinj për … fëmijët që luanin në oborr!

10 personat që mbetën të plagosur nga përleshja me gurë dhe shkopinj gjatë vizitës për urimet e Bajramit në İnegöl të Bursës dolën nga spitali pas ndihmës mjekësore. Në kamera janë pasqyruar edhe pamjet e sherrit ku janë përfshirë 50 persona.

Ngjarja ka ndodhur dje në Huzur Mahallesi Cumhuriyet Caddesi. Familjet që shkuan për të vizituar të afërmit e tyre për festë, u zunë për fëmijët që luanin jashtë.

Diskutimi u kthye në një sherr mes 50 personash, ku u përdorën me gurë dhe shkopinj. Pas njoftimit në rajonin e policisë, janë dërguar një numër i madh i policëve dhe ekipeve mjekësore.

VIDEO

Përleshja, në të cilën erdhën përforcime dhe ndërhynë forcat e policisë, u mbyll me vështirësi. Të plagosur në përleshje mbetën, Harun Y. (15), Ergün Y. (44), Sergen Y. (24), Egemen Y. (18), Servet Y. (19), Hasem Y. (35), Serdar U. (33), Mümin U. (16), Nevzat U. (35) dhe Ömer U. (31), të cilët u dërguan me autoambulanca në Spitalin Shtetëror İnegöl.

Të lënduarit, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore, kanë dalë nga spitali dhe janë marrë deklaratat e tyre. Momenti i sherrit është pasqyruar në kamerën e celularit. Hetimi është në vazhdim. (DHA)/tetova.com

VIDEO

@tn.lajmelokale
@tetovanews