Ballina Kronika Ishte në kërkim pasi tentoi të vriste dy policë, arrestohet në Bruksel...

Ishte në kërkim pasi tentoi të vriste dy policë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bruksel, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Shtetasi me dy emra Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj , akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, efektivë policie, të cilët kanë qenë jashtë shërbimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews