Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përmet.
Një 16-vjeçar i cili po lëvizte me motoçikletë, për arsye ende të paditura, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një urë me lartësi prej pesë metrash.
Nuk ka ende informacion lidhur me gjendjen e të miturit, i cili kishte marrë motoçikletën me qira në Njësinë Adminisrative Piskovë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Këlcyrë-Përmet në afërsi të Njësisë Adminisrative Piskovë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./vizionplus.tv/













