Ballina Kronika Sot varroset 21-vjeçarja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj

Sot varroset 21-vjeçarja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj

Valon Aliu, i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj 15-vjeçar te objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj është sjellë para gjykatës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij

Sot varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli, që mbeti e vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Ky i fundit, përveçse vrau ish-bashkëshorten, plagosi edhe të vëllanë e saj, 15-vjeçar, që tashmë është liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor, përcjell Paparaci.

Pas ekzaminimeve, përkatësisht obduksionit, familjarët kanë njoftuar edhe për varrimin e së ndjerës.

Viktima do të varroset sot rreth orës 16:30 në fshatin Bablak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews