Ballina Kronika “U bashkofshim në xhenet”, fjalët rrëqethëse së bashkëshortes të DJ shqiptar që...

“U bashkofshim në xhenet”, fjalët rrëqethëse së bashkëshortes të DJ shqiptar që humbi jetën në Itali

Një javë pas aksidentit tragjik në Itali, ku humbi jetën DJ shqiptar nga Kosova Hysni Qestaj, bashkëshortja e tij Dafina Qestaj, ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social në Facebook.

“Sot një javë pa ty o dritë e shpirtit tim. U bashkofshim sa më shpejt në Xhenet”, shkruan Dafina Qestaj, krahas fotos me bashkëshortin e ndjerë.

Kujtojmë se Hysni Qestaj humbi jetën disa ditë më parë në askidentin e rëndë rrugor në Itali. I njohur me emrin e artit “Dj Style Q”, i riu shqiptar mbylli sytë përgjithmonë të hënën e 1 prillit kur makina tip Ferrari me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

DJ shqiptar ( i martuar dhe baba i 2 fëmijëve) nuk ishte i vetëm në makinë, bashkë me të në Ferrari ishte edhe një modele me origjinë nga Ukraina Anna Kraevskaya, e cila për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve, e për pasojë ndërroi jetë.
Nuk dihet ende lidhja që shqiptari nga Kosova kishte me modelen ukrainase. Mbetet ende mister se çfarë po bënte ajo në Ferrari së bashku me DJ Hysni Qestaj./vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews