Ballina Kronika Video: Një person ia vuri flakën veturave në një “Rent a car”...

Video: Një person ia vuri flakën veturave në një “Rent a car” në Pejë, kamerat kapin gjithçka

Një person i ka vënë flakën tri veturave në një lokal “Rent a car” në Komunën e Pejës. Paparaci ka siguruar pamje nga momenti i kryerjes së aktit.

Rasti ka ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit por që deri më i dyshuari nuk është arrestuar.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur autorin derisa shkon në vendngjarje dhe i hedh benzinë veturave, kështu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lidhur me ngjarjen është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka konfirmuar se tri vetura janë djegur, megjithatë nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

Edhe pse vlera e dëmit nuk është specifikuar saktësisht, policia e përshkruan si “të konsiderueshme”.

Policia është duke vazhduar hetimet për të sjellë personin përgjegjës para drejtësisë./Paparaci

@tn.lajmelokale
@tetovanews