Ballina Kronika I biri u vetëvra në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Telefonata...

I biri u vetëvra në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Telefonata e fundit me të, më premtoi se nuk do e bënte

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj , nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit , ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim Lalaj, e mori vetëm pak minuta më parë.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari  tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen.

Tetova News në YouTube:

Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen./vizionplus.tv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë ku 33-vjeçari, Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë. Mësohet se policia gjermane gjeti trupin e tij në banesë, në datën 1 nëntor dhe dyshimet paraprake janë se mund të ketë kryer vetëvrasje, akt që e ka ndërmarrë disa herë para se t’i jepte fund jetës.
Po sipas të afërmve, i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë. Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të mjerueshme ekonomike.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh, ndërkohë që ai ishte djali i vetëm i familjes. 5 vite më parë nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa babai i tij i sëmurë mbetet vetëm.

Video bonus: