Ballina Sport Përmbysje e çmendur në minutat e fundit, Vllaznia shënon katër herë në...

Përmbysje e çmendur në minutat e fundit, Vllaznia shënon katër herë në Letoni dhe avancon më tej në kualifikueset e Conference League!

Vllaznia ka arritur të bëjë përmbysjen e çmendur në Letoni përballë Dugavpils, duke triumfuar në Riga me rezultatin 2-4 dhe duke avancuar më tej në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë në Elbasan përfundoi 0-1 për letonezët.

Në takimin që po zhvillohet në Riga, kuqeblutë e Martinit e nisën mjaft mirë duelin duke kaluar në avantazh në minutën e 22’ me Mensah.

Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave, vendasit përmbysën çdo gjë.

Por, shkodranët nuk u dorëzuan dhe në fundin e pjesës së parë barazuan me Yagon.

Dështoi të transferohej në Arabinë Saudite, Granit Xhaka drejt rikthimit të bujshëm në Premier League!
Në pjesën e dytë, nënkampionët e Shqipërisë bënë pikërisht atë që nevojitej, në minutën e 74’ Dodaj shënoi golin e tretë për ekipin e tij, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Tetova News në YouTube:

Tre minuta nga fundi, ishte Mala, i cili shënoi dhe golin e katërt për shkodranët, i cili vulosi dhe kualifikimin.

Kështu, Vllaznia do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku do të presë fituesin e çiftit Vikingur Reykjavik-Malisheva. Nëse ekipi nga Kosova do të përmbysë islandezët në ndeshjen e kthimit, atëherë mund të kemi një “derbi” shqiptar në fazën tjetër.