Ballina Bota “Financial Times” zbulon marrëveshjen që mund të arrihet mes Donald Trump dhe...

“Financial Times” zbulon marrëveshjen që mund të arrihet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Kontrolli i armëve bërthamore shihet si një fushë ku presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin mund të shënojnë një “fitore” të shpejtë gjatë samitit në Alaska, raporton Financial Times.

Putin është shprehur i gatshëm të hapë këtë çështje në bisedimet me Trump, sipas deklaratave të tij të së enjtes.

Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen New START në vitin 2023, ndërsa Uashingtoni reagoi në të njëjtën mënyrë. Kjo është marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve bërthamore mes dy vendeve dhe skadon në shkurt 2026.

“E vetmja gjë që më shqetëson është se Putin do të përpiqet të shpërqendrojë Trump dhe të gjithë të tjerët nga Ukraina, duke përdorur ‘objektin e ndritshëm’ të kontrollit të armëve bërthamore,” tha Rose Gottemoeller, ish-kryenegociatore amerikane për marrëveshjen Neë START.

“Për t’u konsideruar i suksesshëm ky samit, duhet të ketë përparim të prekshëm për çështjen e Ukrainës, pavarësisht çdo propozimi tjetër,” shtoi ajo.

Tetova News në YouTube: