Negociatat mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin po zhvillohen me dyer të mbyllura në formatin “tre me tre”, me dy këshilltarë kyç që u janë bashkuar secilit lider në tryezë.
Delegacioni rus:
Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë prej më shumë se 20 vitesh, i sanksionuar personalisht nga Perëndimi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme prej mbi dhjetë vitesh dhe ish-ambasador në SHBA.
Kremlini ka bërë të ditur se ministri i Mbrojtjes do t’i bashkohet bisedimeve në një format të zgjeruar, megjithatë nuk dihet ende në çfarë momenti.
Delegacioni amerikan:
Marco Rubio, Sekretar i Shtetit, i njohur si një “skifter” në politikën e jashtme dhe një nga figurat më profil të lartë në kabinetin e Trump.
Steve Witkoff, i dërguar special dhe mik personal i Trump. Fillimisht i emëruar si i dërguar për Lindjen e Mesme, ai ka qenë shpesh pjesë e diskutimeve për përfundimin e konfliktit në Evropën Lindore.
Këta katër zyrtarë janë ulur në të njëjtën tryezë edhe më parë gjatë bisedimeve për paqen në Ukrainë të zhvilluara në Arabinë Saudite në shkurt, por atëherë pa praninë e Trump-it dhe Putin-it.
Siç është theksuar, në këtë samit nuk ka asnjë vend për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky apo ndonjë përfaqësues të Ukrainës, pavarësisht se e ardhmja e vendit është në qendër të diskutimeve. Po ashtu, mungon edhe i dërguari special amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg.















