Kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea, mik i vjetër i gazetarit të ndjerë, Artur Zheji, përmes një postimi në Instagram, tregoi se kur ai të kthehej nga pushimet, ata e kishin lënë që të takoheshin:
“Po pse mo Tur…?! Lajmi më i trishtë dhe i paimagjinuar që mund të merrja sot! Miku i mirë me të cilin ndaja orë bisedash me vlerë, gazetari që i dha peshë televizioneve ku punoi, mendimtari këshillues për shumë momente të vështira miqsh, skaneristi politik ekselent… nuk do e kemi më. Një peng mbetet – kafja jonë e lënë këto ditë, pas kthimit nga pushimet… por do ketë një moment tjetër, me siguri do e rikuperojmë. Pra, nuk ka lamtumirë, thjesht mirupafshim!”- ka qenë mesazhi prekës i Ardit Gjebresë.















