Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Milanos mbrëmjen e djeshme, kur një 70-vjeçar ka tentuar të japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e katërt. Ai ka rënë mbi një 83-vjeçare që po kalonte në rrugë, e cila ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë dhe për të zbuluar më shumë rreth rrethanave që e detyruan individin të ndërmarrë një veprim të tillë ekstrem.














