Është ndarë nga jeta Medin Nazifi nga fshati Trebosh i komunës së Zhelinës dhe sot i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati. Ai ishte aktivist i njohur i Partisë Demokratike Shqiptare, ndërsa në vitin 2021 edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Zhelinës. Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur të gjithë ata që e kanë njohur. Miku i tij, Muhamed Zilbeari, ka reaguar me dhimbje në facebook:
A më le vetë???
Do të jetë shumë vështirë ta adaptoj zemrën që nuk do takohemi kurrë më në këtë botë.
Mbaj vetëm kujtime të bukura për ty, miku im, vëllau im, shoku im.
Aq sa është dhimbja aq eshtë edhe krenaria ime me veprën tënde në këtë botë, miku im.
Zoti ta faltë vendin më të bukur në xhennet, Medin Nazifi

Tetova News në YouTube:















