Ballina Lajme Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas hetimeve, Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka ngritur aktakuzë për vrasje ndaj një personi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari, 43 vjeç, më 27 korrik të këtij viti, nga motivi i përfitimit material, i ka marrë jetën vëllait të tij më të ri.

“Në ditëlindjen e viktimës, të dy vëllezërit filluan të grindeshin, sepse i akuzuari besonte se vëllai i tij donte të merrte të gjithë pronën. I nxitur nga ndjenja e zemërimit dhe urrejtjes, ai e goditi të vëllain me pjesën e butë metalike të një çekani për ndërtimtari (teshlicë). Kur viktima ra, i akuzuari e goditi edhe dy herë, duke i shkaktuar plagë të menjëhershme fatale. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por ditën tjetër u kthye në shtëpinë e viktimës dhe trupin e zhvendosi në banjë. Në ditët pasuese, ai vazhdoi të kthehej për të fshehur krimin – fshiu gjakun nga dyshemeja dhe objektet, e çoi trupin në bodrum, e mbuloi me dhe, po ashtu vendosi sipër një tabelë prej druri dhe objekte të tjera”, njofton Prokuroria e RMV-së.

Sipas Prokurorisë, në periudhën nga 30 korriku deri më 5 gusht, kur trupi u zbulua, i akuzuari në disa raste kishte tërhequr para me kartën bankare të viktimës. Me aktakuzën e dorëzuar, prokurori ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin.