Ballina Lajme U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë veterani i arsimit...

U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë veterani i arsimit Mahi Halili, vëllai i Nevzat Halilit!

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Tetova, Mahi Halili, i cili para shtatë ditësh u aksidentua në fshatin Poroj.

Më 26 shtator, në rrugën magjistrale Tetovë – Jazhincë, një veturë e goditi atë teksa po kalonte rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Që nga ajo ditë, ai ishte nën kujdes mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Profesor Halili do të kujtohet nga kolegët, nxënësit dhe miqtë e tij si një intelektual dhe kontribuues i madh në arsim dhe shoqëri. Përndryshe është vëllai i Nevzat Halilit.

Mahi Halili ishte një figurë emblematike në fushën e arsimit në Tetovë, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm prej vitesh në edukimin e brezave të rinjë, si Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Shkollën e Mesme Medicinale. Ai do të mbahet mend gjithmonë për përkushtimin, urtësinë, dhe për rolin e tij si një mentor frymëzues për shumë breza mësuesish dhe nxënësish. Mahi Halili ishte vëllai i vetëm i ish-kryetarit të PPD-së Nevzat Halili.
Humbja e tij është një zbrazëti e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin arsimor.