Ballina Kronika Aksident i rëndë në Serbi, humbin jetën një burrë dhe një grua...

Aksident i rëndë në Serbi, humbin jetën një burrë dhe një grua nga Mateçi i Kumanovës, që vinin nga Gjermania drejt vendlindjes, të gjitha detajet (FOTO)

Në makinën që pësoi aksident sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës. Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e Shkëlzen Avdiut, i cili është në gjendje të rëndë. Nazim Avdiu dhe Shkëlzen Avdiu janë kushërinj, respektivisht djem të axhës. Anëtarët e familjes Avdiu po ktheheshin në vendlindje nga Berlini.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, ndërsa dyshohet se automjeti i tipit “Seat Leon”, me targa gjermane, për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përplas në bankinat e autostradës.

Nazim Avdiu
Shkëlzen Avdiu

Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo humbje është e rëndë për familjen dhe për të gjithë ata që i njohën. Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë Nazim Avdiun dhe bashkëshorten e Shkëlzen Avdiut, t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, t’u japë sabër familjarëve, ndërsa Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë./Fshati Mateç