Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e famshëm shqiptar, Adri & Iliriana, të cilëve u është vjedhur automjeti gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut.
Dy këngëtarët kanë kërkuar ndihmën e ndjekësve për të gjetur automjetin e tyre.
“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasi që edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e makinës.
Dyshja e njohur e këngëtarëve u martuan në tetor të vitit të kaluar pas disa vitesh lidhjeje.

Kjo është vetura e vjedhur në Zhelinë e Adrit dhe Ilirianës – Audi A6 me targa 05-601-GN
Pas njoftimit zyrtar të MPB-së për vjedhjen e një automjeti në fshatin Zhelinë të Tetovës, redaksia jonë publikon fotografi të veturës së vjedhur, me qëllim ndihmën për identifikim dhe gjetje sa më të shpejtë të saj.
Bëhet fjalë për një Audi A6 me targa të Kosovës 05-601-GN, e cila është marrë nga hapësira e parkimit pranë një objekti hotelierik përgjatë rrugës regjionale Shkup–Tetovë. Sipas denoncimit, vetura ka qenë me dyer të pabllokuara dhe me motor të ndezur, ndërsa brenda saj ndodheshin edhe dokumentet personale të pronarit dhe të bashkëshortes së tij.
Fotografitë e publikuara janë të veturës së vjedhur në Zhelinë.
MPB njofton se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana.
Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.
“Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.
Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.
Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt.















