Ballina Lajme Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua e...

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua e re

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

Viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.

Lajmin për mediet e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti me fatalitet në Pejë, Spitali: Viktima erdhi pa shenja jete, personi tjetër është në gjendje stabile

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur në fshatin Loxhë të Pejës.

Në reagim thuhet në Spital janë dërguar dy persona, ku njëri nga ta ka arritur pa shenja jete, kurse personi tjetër, është duke u trajtuar dhe aktualisht është në gjendje stabile.

Postimi i plotë:

Njoftim për media dhe opinionin publik!

Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sot janë sjellë dy persona si pasojë e një aksidenti.

Njëri fatëkeqësish ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.