Ballina Kronika Grabitja e një dyqani telefonash merr një kthesë të papritur (VIDEO ME...

Grabitja e një dyqani telefonash merr një kthesë të papritur (VIDEO ME PAMJE SHQETËSUESE:)

Dy grabitës hynë të mërkurën për të vjedhur një dyqan telefonash celularë në zonën Villa Mella, në Santo Domingo Norte të Republikës Domenikane, në një ngjarje që u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Pasi thyen disa vitrina të dyqanit, ata po largoheshin nga vendi i ngjarjes, kur pronari i lokalit nxori një armë dhe hapi zjarr ndaj tyre.

Si pasojë e të shtënave, njëri nga grabitësit humbi jetën, ndërsa tjetri mbeti i plagosur dhe u transportua në një qendër mjekësore, raportuan mediat lokale.