Ballina Lajme Komisioni i Federatës e dënoi Shkëndijën dhe disa lojtarë dhe trajnerë

Komisioni i Federatës e dënoi Shkëndijën dhe disa lojtarë dhe trajnerë

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes Komisionit Disiplinor ka vendosur të dënon Shkëndijën me 5 mijë, disa futbollistë dhe trajnerë në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

“KF Shkendija është gjobitur me 5,000 euro për organizim të dobët, hedhje sendesh në fushë, hedhje bisturie dhe çakmakësh, si dhe hyrje të paautorizuar në ambientet zyrtare nga një person i paautorizuar në ndeshjen KF-Shkendija-KF Pelister në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të Futbollit”, raportoi Federata.

Komisioni ka hapur edhe lëndë për Vardarin në lidhje me organizimin e ndehsjes kundër Shkëndijës në Shkup, ndërsa ndaj Shkëndijës u hap lëndë për shkak organizimit të jo të mirë të ndeshjes së fundit në Tetovë.

“Imran Fetai, lojtar i FK Shkendijës, është pezulluar nga të luajturit për dy ndeshje. Webster Ronaldo Romario, një lojtar i FK Shkendija, po ndëshkohet me një ndeshje moslojë”, njoftoi Federata.

Ndërkohë janë dënuar edhe trajnerë tjerë nga Liga e parë, Shaban Suliman, Aleksandar Vasoski, Toni Meglenski dhe Darko Dodev.