Në gjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka deklaruar se Naim Murseli dyshohet se ka paguar me vetëdije polisën e sigurimit jetësor në emër të saj dhe më pas ka kërkuar vrasjen.
Sipas prokurores, pagesa e sigurimit është bërë në qershor të vitit 2022 nga familja Murseli në Suedi, ndërsa menjëherë pas kësaj, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dëshmuar se Murseli i kishte kërkuar të gjente mënyrën për ta vrarë Liridonën.
Ajo shtoi se gjatë hetimeve është konstatuar se raportet mes çiftit ishin të prishura, gjë që sipas saj është konfirmuar edhe nga dëshmitë e të akuzuarve të tjerë.
Rasti po vazhdon në gjykatë, ndërsa pritet vendimi përfundimtar.















