Një zjarr, i cili është përhapur nga sipërfaqet përreth parkingut poshtë Kalasë në Shkup, pasditen e sotme ka përfshirë tre automjete të parkuara, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka parandaluar që flakët të shkatërronin edhe më shumë vetura në parkingun e mbushur plot.
Në videon e zjarrit, të cilën e publikoi gazetarja Milka Smilevska, shihet se si zjarri shkaktoi panik te shoferët që i kishin parkuar automjetet aty, të cilët nxitonin t’i largonin veturat e tyre.
“Qyteti i Shkupit duhet t’i angazhojë rojtarët komunalë. Zjarret duhet të ndalen. Çdo ditë ajri në Shkup ndotet nga zjarre të pakontrolluara”, shkruan Smilevska në një postim në “Facebook”, duke i falënderuar njëkohësisht zjarrfikësit e Shkupit për ndërhyrjen e tyre efikase.
Pamje nga zjarri publikoi edhe Armata, duke njoftuar se një pjesëtar i saj, ushtari profesionist Hristijan Bozhinovski, ishte i pari që kishte telefonuar komandantin e Stadiumit Ushtarak dhe kishte kërkuar ndihmë me aparate kundër zjarrit. Reagimi i tij i shpejtë ndihmoi që të shpëtoheshin veturat e tjera të parkuara./TetovaNews










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





