Ballina Aktualitet “Një pjesë e pandashme e zemrës sime”/ Gazetarja dhe moderatorja e njohur...

“Një pjesë e pandashme e zemrës sime”/ Gazetarja dhe moderatorja e njohur humb babain, bën dedikimin prekës

Gazetarja dhe moderatorja Xhumadije Ibrahimi ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një fotografi së bashku me babain e saj, Ibrahimi ka bërë të ditur se ka humbur të atin.

Në mesazhin prekës, ajo ka falënderuar miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, për mesazhet, telefonatat, vizitat dhe fjalët e ngushëllimit.

Duke folur për figurën e babait, Xhumadije Ibrahimi ka shkruar se ai nuk ishte vetëm prindi i saj, por edhe mbështetja, forca dhe krenaria e saj.

“Ti nuk ishe vetëm babai im, ti ishe mbështetja ime, forca ime, krenaria ime dhe një pjesë e pandashme e zemrës sime”, ka shkruar ajo.

Publicitet

Ajo e ka falënderuar të atin për çdo sakrificë, këshillë dhe për dashurinë e pakushtëzuar që i kishte dhuruar gjatë jetës.

“I falënderohem Zotit që ishe babai im. E unë do të krenohem gjithë jetën që isha vajza jote. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty”, ka shkruar mes tjerash Xhumadije Ibrahimi.

Postimi i plotë:

Në këto ditë të rënda, kur dhimbja për ndarjen nga jeta të babait tim është e madhe dhe fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur atë që ndjej, të nderuar miq, dua t’ju falënderoj nga zemra që më qëndruat pranë.
Faleminderit për çdo mesazh, çdo telefonatë, çdo vizitë dhe çdo fjalë ngushëllimi. Në këto momente të vështira, prania dhe mbështetja juaj kanë qenë një dritë e vogël në këtë dhimbje të madhe. Mirënjohëse pafund për secilin prej jush.🙏🙏🙏
E përderisa sot përpiqem të mësohem me mungesën tënde BABI e kuptoj edhe më shumë se sa i madh ka qenë vendi yt në jetën time.
Ti nuk ishe vetëm babai im, ti ishe mbështetja ime, forca ime, krenaria ime dhe një pjesë e pandashme e zemrës sime.
Babi të falenderoj, për çdo sakrificë që bëre për mua, për çdo këshillë, për çdo fjalë që më dhe forcë dhe për gjithë dashurinë që më fale pa kushte. I falenderohem Zotit që ishe babai im. E unë do të krenohem gjithë jetën që isha vajza jote.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty. 🖤