Pas largimit të Lionel Mesit nga kombëtarja e Argjentinës, tashmë ka nisur diskutimi për pasuesin e tij me fanellën ikonike me numrin 10.
Sipas “ESPN”, trajneri Lionel Scaloni e ka një emër të preferuar: Nico Paz.
Talenti 21-vjeçar i Comos shihet si lojtari që mund të marrë përsipër trashëgiminë e Mesit dhe të mbajë këtë fanellë për shumë vite.
Paz ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me Argjentinën, ndërsa më herët hapësirat e tij në formacion kanë qenë të kufizuara pikërisht për shkak të pranisë së Mesit.
Scaloni pritet të diskutojë së shpejti rinovimin e kontratës për një tjetër cikël katërvjeçar, ndërsa në planet e tij duket se Nico Paz ka një rol të rëndësishëm në epokën post-Messi.
/vizionplus.tv















