Ballina Futboll Gjimshiti shkruan historinë! 76 ndeshje me Shqipërinë, emrat që la pas

Gjimshiti shkruan historinë! 76 ndeshje me Shqipërinë, emrat që la pas

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Berat Gjimshiti ka shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e Kombëtares shqiptare.

Në sfidën ndaj Finlandës, mbrojtësi kuqezi ka regjistruar 76 paraqitje me fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas dy emra të njohur të futbollit shqiptar, Erjon Bogdanin dhe Ervin Skelën.

Gjimshiti është për të tretën ndeshje radhazi titullar në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërsa ndaj Finlandës mban edhe shiritin e kapitenit, duke konfirmuar rolin e tij si një prej liderëve të skuadrës.

Në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje me Kombëtaren, Gjimshiti ka ende disa emra përpara. Elseid Hysaj kryeson listën me mbi 100 ndeshje, ndërsa pas tij renditen Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.

Me 76 paraqitje, Gjimshiti është vetëm një ndeshje larg Klodian Duros, ndërsa për të kapur Altin Lalën i duhen edhe tri paraqitje të tjera.

Një tjetër rekord personal për mbrojtësin shqiptar, i cili vazhdon të ngjitet në listën e legjendave të Kombëtares kuqezi.