Ballina Aktualitet Lajme Angjushev: Jugohrom pa filtra nuk mundet të filloj punën

Angjushev: Jugohrom pa filtra nuk mundet të filloj punën

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev pranoi kërkesën e Sindikatës së punëtorëve dhe drejtorit të kombinatit Jugohrom për takim. Megjithatë Angjushev u shpreh i prerë se pavarësisht këmbënguljes së punëtorëve kombinati nuk mund të rifillojë me punë pa i vendosur filtrat. Angjushev gjatë vizitës së tij në Tetovë shtoi se ndihma e vetme që mund t`i bëj Jugohromit është gjetja e një zgjidhjeje mes bankave dhe kompanisë që të sigurohen mjete për vendosje sa më të shpejtë të filtrave.

Ne si Qeveri bëmë gjithçka që ta inkurajojmë pronarin e Jugohromit që ta vë filtrin sepse e dini sa e ndjeshme ishte tema e ndotjes që bënte Jugohromi.. qëllimi është që të ndërtohet filtri dhe të kujdesemi edhe për ekonominë por edhe shëndetin e banorëve…bisedojmë intensivisht me bankat sepse ne si shtet mund t`i inkurajojmë dhe t`i ndihmojmë me masat që i miratuam me Ligjin sepse shteti nuk jep dot para në firma private pa bazë – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Jugorhomit Bajram Amiti, këmbëngul se Qeveria duhet të japë leje për rihapje të kombinatit, me qëllim që nga puna e kombinatit të sigurohen mjetet për vendosjen e shpejtë të filtrave dhe kthimin e punëtorëve në fabrikë.

Prej momentit që do fillojmë instalimin e sistemit të filtrimit, do kërkojmë takim në Qeveri me zotërin Zaev dhe Angjushev dhe besoj që do gjejmë një rrugëdalje dhe do fillojmë me punë – deklaroi Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Si pasojë e punës pa filtra Jugohromi është mbyllur në nëntor, dy vjet më parë ndërsa deri më tani, përveç pllakës së Betonit ku do vendosen filtrat, ende nuk ka asnjë lëvizje përpara./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews