Ballina Aktualitet Lajme Pse Loredana Zefi mbante syzet e mëdha gjatë konferencës në Prishtinë? Zbulohet...

Pse Loredana Zefi mbante syzet e mëdha gjatë konferencës në Prishtinë? Zbulohet arsyeja e mistershme

Loredana Zefi është reperja kosovare nga Ferizaj që është përfshirë në një skandal në Zvicër, bashkë me disa prej vëllezërve të saj.

Ata dyshohet se i kanë marrë një çifti zviceran një shumë të majme parash. Lidhur me rastin, Loredana ka thënë se ka dëshmuar edhe në Prokurorinë zvicerane.

E për të sqaruar edhe më tej rastin, ajo dje ka organizuar një konferencë për media në Prishtinë të premten, bashkë me dy avokatët e saj.

Por ajo që ka rënë në sy gjatë konferencës, është fakti që ajo mbante syza dielli të mëdha derisa fliste para gazetarëve.

Por çfarë thotë shkenca, për njerëzit që mbajnë syza të errëta dielli në ambiente të brendshme, dhe cilat mund të jenë arsyet.

Në një artikull të Huffington Post, një gjë e tillë shpjegohet në mënyrë të përkryer. Sipas artikullit thuhet se syzet e diellit të mëdha dhe me ngjyrë të errët mbahen për të fshehur identitetin dhe për të ngjallur frikësuar të tjerët.

Përveç këtyre thonë se mbahen edhe për të fshehur dobësitë e tyre, duke u përpjekur të tregojnë pushtet mbi të tjerët.

Të fshehin deformimet e syve ose të fytyrës. Kjo mund të thuhet kur ka ndonjë nxirje syri, apo ndonjë shenjë të përhershme.

Të fshehin identitetin e tyre. Shpesh syzet e diellit fshehin formën dhe ngjyrën e syve të një individi. Stilet e syzeve më të mëdha mbulojnë edhe zona më të gjëra të fytyrës.

Të frikësojnë të tjerët. Kjo ndërlidhjet me pikët e më parshme, sepse syzet e diellit fshehin fytyrën e një individi dhe ata mund të përpiqen të shprehin pushtetin mbi të tjerët duke i fshehur dobësitë e tyre emocionale.

Të duken elegant ose të shprehin ndjenjën e misterit.

Si simbol të statusit, për të treguar jetën e tyre të shtrejnjë me syza që janë me logo apo modele të njohura.

Një nga arsyet tjera që përmendet në artikull është që njerëzit që mbajnë syza dielli në ambiente të mbyllura, mund ta bëjnë atë për shkak të ndonjë arsyeje shëndetësore, apo në rast se kur kanë frikë nga fotoaparatët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews