Ballina Aktualitet Lajme Sarandë/ 55-vjeçari bie në lumë, nuk i gjendet trupi

Sarandë/ 55-vjeçari bie në lumë, nuk i gjendet trupi

Një 55-vjeçar ka rënë në lumin Bistricë, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Policia e Sarandës njofton se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:40, kur shtetasi me inicialet A.SH banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

Mësohet se 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar, i cili ka deklaruar në polici se i ati ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

“Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet, por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprak“Këta janë emrat që mund të jenë pjesë e qeverisjes tranzitore”- Fatmir Mediu flet edhe për skenarët e protestës së sotme
Artikulli tjetërPollozhani “godet” ish-ambasadorin që e lavdëron Ali Ahmetin: Ç’bëre ti o servil sa ishe këtu?