Ballina Aktualitet Lajme Zhduket nusja 19-vjeçare, burri nga një fshat i Gostivarit kërkon ndihmën e...

Zhduket nusja 19-vjeçare, burri nga një fshat i Gostivarit kërkon ndihmën e policisë

Dje (17 dhjetor), në ora 11.00, 24-vjeçari D.S. nga fshati Simnicë e Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se një ditë më herët, rreth orës 11.00, nga shtëpia e tyre në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij, 19-vjeçarja S.I. nga fshati Toplicë, me të cilën nuk kanë qenë të kurorëzuar, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Merren masat dhe aktivitetet për gjetjen e 19-vjeçares së humbur.

LAJMET E TJERA NGA KRONIKA

Dje (17 dhjetor) rreth orës 09 e 50 minuta, në
rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, pjesëtarët e
policisë të SPB-Tetovë- Zyra e jashtme për punë
kriminalistike në Gostivar, e kanë privuar nga liria 22-
vjeçarin S.I. nga Gostivari, tek i cili paraprakisht
është gjetur marijuanë dhe kokainë.
I njëjti është mabjtur në Stacionin policor Gostivar
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të
përgatitet parashtresa adekuate.

Mbrëmë (17 dhjetor) rreth orës 22 e 15 minuta në
fshatin Çajle të Gostivarit, pjesëtarët e policisë të SPB
Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike
Gostivar, e kanë privuar nga liria 25-vjeçarin G.R.
nga fshati Balindoll i Gostivarit, për arsye se gjatë
kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,,Opel
Korsa,, me targa të Gostivarit me të cilën ka
udhëtuar, është gjetur marijuanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të
përgatitet parashtresë adekuate.

Dje (17 dhjetor), rreth orës 13.00, në rrugën
,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë
të SPB Tetovë- Stacioni policor i Gostivarit, e kanë
privuar nga liria 34-vjeçarin M.K. nga fshati Simnicë
e Gostivarit, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar rreth
920 copa lloje të ndryshme të mjeteve piroteknike,
pjesa më e madhe fishkezjarre.

Pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të rastit
kundër personit M.K. do të përgatitet parashtresë
adekuate.

Dje (17 dhjetor), në ora 19 e 25 minuta, 37-vjeçarja
S.S. nga Radovishi, e cila përkohësishtë po qëndron
në Tetovë, në SPB Tetovë ka denoncuar se gjysmë
ore para denoncimit, në një objekt hotelerik në
rrugën ,,Iliria” në Tetovë, ku ka qenë duke punuar,
është sulmuar fizikisht nga 49-vjeçari T.R. nga
Tetova.
Personi i denoncuar, menjëherë është arrestuar
dhe mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për
zbardhjen e plotë të rastit.

Dje (17 dhjetor), në ora 10 e 40 minuta, pjesëtarë të
policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policor Gostivar,
e kanë arrestuar 44-vjeçarin B.B. nga Gostivari, i cili
në ora 03 e 30 minuta në një kazino në Gostivar, e
ka sulmuar fizikisht 47-vjeçarin I.S. nga Banjica e
Poshtme e Gostivarit.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Dje (17-dhjetor) 42-vjeçari M.P. nga fshati
Vrapçisht i Gostivarit, në SPB Tetovë, ka denoncuar
se rreth orës 13.00 në afërsi të shkollës së fshatit,
djali i tij i moshës së mitur ka qenë i sulmuar
fizikisht nga një tjetër moshatar nga i njëjti fshat.
Rasti është duke u zbardhur.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/OKdmU-L1uBg

@tn.lajmelokale
@tetovanews