Ballina Aktualitet Alarmi për bombë në “City Mall”, policia arreston dy persona (VIDEO)

Alarmi për bombë në “City Mall”, policia arreston dy persona (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas njoftimit të zv/ministres së Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska se janë arrestuar dy persona në lidhje me alramin e rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City Mall”. MPB ka dërguar informacione shtesë ku mësohet se dy të arrestuarit janë të moshës 19-vjeçare, respektivisht bëhet fjalë për personat me iniciale P.C. dhe A.D.

Alarmi i rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City mall” shkaktoi panik tek vizitorët dhe të punësuarit të cilët me shpejtësi kishin lëshuar objektin, ndërsa u deshën vetëm pak minuta që forcat policore të rrethonin qendrën tregtare duke mos lejuar askënd të afrohet.

Në vendngjarje ishin paraqitur njësiti për Antiterrorizëm, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. Njoftimin është marrë nga shërbimet të cilët sigurojnë objektin e “City Mall” të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Rreth orës 13 e 40 minuta në objekt u lejuan të hynë vetëm të punësuarit, për shkak të kontrolleve të policisë. Policia gjithashtu kreu kontrolle edhe në ndërtesën afër Qendrës tregtare të njohur si City tower.

https://youtu.be/fJxsFata3sE