Ballina Lajme Xhevat Ahmeti, njëri nga djemtë më të përkushtuar të Tetovës

Xhevat Ahmeti, njëri nga djemtë më të përkushtuar të Tetovës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Shkruan: Lulëzim Etemaj

Sot e ka 5-vjetorin e shuarjes fizike Xhevat Ahmeti. Ai, së bashku me të vëllain Nexhatin, poashtu ish i burgosur politik, ishin dy nga të rinjtë shumë entuziastë tetovarë dhe të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.

Xhevati, së bashku me të vëllain, Adnan Abdullahin (Voka), vëllezërit e tij Malin dhe Tilin, Valdetja, Nafija, Nuredini, Afrimi, Hyrijetja, Besimja, Resmija, Dashmirja, Mensuri, janë ata që të parët e mbështeten pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, duke na përkrahur fuqishëm për shtrirjen e pajtimit edhe në këto troje dhe kështu përbëjnë bërthamën e parë të nismëtarëve të pajtimit të gjaqeve në Tetovë dhe Gostivar.

Gjatë kohës së luftës, Xhevati ishte mbështetje e fuqishme logjistike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Si shumë shokë të tjerë, do ta ruaj përjetësisht të freskët kujtimin për shokun e përkushtuar Xhevat Ahmeti. Të gjithëve do të na mungojnë shumë dashuria, sinqeriteti dhe buzëqeshja e tij.

Xhevat Ahmeti