Ballina Aktualitet Lëvizja BESA kërkon minutazhin ligjor për reklamim gjatë fushatës parazgjedhore (VIDEO)

Lëvizja BESA kërkon minutazhin ligjor për reklamim gjatë fushatës parazgjedhore (VIDEO)

Lëvizja Besa me ultimatum për VMRO DPMNE-në që brenda ditës të pranojnë marrëveshje për ndarjen e hapësirës mediale parazgjedhore prej 6 minutash, që sipas Kodit zgjedhor do të duhet të ndahet mes dy partive më të mëdha opozitare që dolën nga zgjedhjet e kaluara. Besa akuzon VMRO-në se po shkel ligjet përmes Agjencionit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, e cila ka vendosur që 6 minutat t’ia ndajë vetëm VMRO-së. Për këtë shkak pas padisë penale që BESA ngriti ndaj Agjencionit, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të monitorojë punën e agjencionit, që të mos krijohen konflikte në shtet që do të fillojë negociatat me BE-në.

Lëvizja Besa gjatë ditës së djeshme i është drejtuar me shkresë zyrtare edhe VMRO DPMNE-së duke i kërkuar që gjatë ditës së sotme të takohemi dhe të merremi vesh për ndarjen e hapësirës mediale konform shkresës që kemi marrë nga KSHZ. Në rast se VMRO DPMNE nuk i përgjigjet ftesës sonë, ne do ta njoftojmë KSHZ-në dhe do të kërkojmë që me vendim të limitojë buxhetin medial të VMRO-së dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO DPMNE duhet t’i jep përgjigje të gjitha mediumeve që do të dëmtohen nga manipulimi që i ka përgatitur kjo parti përmes Agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçevski -tha Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews