Ballina Kronika Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet Conor McGregor

Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet Conor McGregor

Conor McGregor është arrestuar. Një nga figurat më të njohura të UFC-së akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas AFP-së, irlandezi është ndaluar nga policia në Korsikë të Francës.

Në një komunikatë të zyrës së prokurorit lexohet: “Pas një denoncimi në 10 shtator për akte që mund të përshkruhen si ngacmim seksual, zoti Conor Anthony McGregor është subjekt i shoqërimit në polici”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews