Ballina Aktualitet Protesta “Boll Më”/ Bllokohet autostrada, kolona 5 km (FOTO+VIDEO)

Protesta “Boll Më”/ Bllokohet autostrada, kolona 5 km (FOTO+VIDEO)

Ka përfunduar edhe sot protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë.

Pjesëmarrësit edhe këtë herë ishin të shumtë, këtë radhë ata përsëri zgjodhën të bllokojnë autostradën duke lëvizur me një shpejtësi prej 10-15 km me veturat e tyre nga Zhelina deri në Tetovë.

Nga Këshilli për Organizimin e protestave thonë se bllokada e sotme ka zgjatur diku rreth 55 minuta, ku kanë qenë të pranishme afër 100 vetura.

Ata thonë se javën që vjen do të kenë takime me përfaqësues të kompanive energjetike në vend dhe shpresojnë që situata të lëviz në dobi të protestuesve, përcjell in7

“Protesta-bllokada ka zgjatur për rreth 55 min në të cilën kemi marrë pjesë diku 90-100 vetura. Rreth pjesës së bisedimeve, gjatë javës në vijim do të kemi takime dhe presim që të kemi përparim ndoshta edhe futje në rendin e ditës në parlament të një projektligji, në të cilin do të përfshihen disa kërkesa tonat!”, ka thënë për in7, Krenar Osmani nga Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Për shkak të bllokadës nga protestuesit, kolona në autostradën Tetovë – Gostivar ishte e gjatë diku 5 kilometra/in7.tv/.

@tn.lajmelokale
@tetovanews