Ballina Showbiz Reperi shqiptar firmos kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”

Reperi shqiptar firmos kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”

Gashi është padyshim një ndër artistët me origjinë shqiptarë që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Pak javë më parë, reperi publikoi albumin që mban titullin “1984”, që është pritur mjaft mirë nga publiku. Së fundmi, Gashi ka shënuar një tjetër arritje, duke lidhur kontratë me një prej shtëpive diskografike më të njohura.

Sigurisht, reperi shqiptar nuk mund të mos ishte më i lumtur se kaq, lajm të cilin e ka zbuluar dhe për ndjekësit në rrjete sociale. “Sapo u bëra pjesë e rekordeve ‘RCA’. Jam shumë i lumtur’, ka shkruar Gashi krahas postimit. Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth kontratës.

Kujtojmë që dhe emra të tjerë shqiptarë si Enca, Era Istrefi po së fundmi dhe Tayna kanë lidhur kontratë me gjigandin diskografik Sony. Ndërkaq, kujtojmë gjithashtu që Gashi publikoi pak javë më parë dhe këngën me Sting, të cilën e ka cilësuar si bashkëpunimin e ëndrrave. xh.d/abcnews.al